Policia ka referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. G., 62 vjeç, banues në fshatin Dervician, pasi dyshohet se për shkak të konfliktit për motive pronësie, ka dëmtuar murin rrethues të banesës së një shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.