Një 60 vjeçar nga Berati do hetohet në gjendje të lirë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçar.

“Komisariati i Policisë Berat referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. O., 60 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçar”, informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.