Stacioni i Policisë Memaliaj referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 60 vjeç, banues në fshatin Vagalat, pasi ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Gropa e Gëlqeres” dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.