Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. L., 55 vjeçe, banuese në fshatin Toç, Memaliaj, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vëllait të saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.