Policia Korçë njofton se ka filluar procedimi në gjendje të lirë për 55-vjeçarin me inicialet T.B, pasi dyshohet se për motive pronësie ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunatës, dhe e ka kërcënuar me sëpatë.

Një tjetër person ka ndërhyrë për të shuar këtë konflikt, por edhe ky i fundit është kërcënuar me sëpatë nga 55-vjeçari.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. B., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së vëllait të tij, si dhe ka kanosur me mjet të mprehtë (sëpatë), këtë shtetase dhe një shtetas tjetër që ka ndërhyrë për të neutralizuar konfliktin. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti i mprehtë.