Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare Gjirokastër, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Xh., 52 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, pasi i ka shitur një 26-vjeçari, një kamion me ndërhyrje në numrin e shasisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kamioni dhe dokumentet e tij;

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.