Komisariati i Policisë Tepelenë, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. K., 51 vjeç, banues në fshatin Hormovë, pasi në banesën e vëllait të tij, ka dhunuar fizikisht shtetasin A. Ç., 44 vjeç, banues në fshatin Hormovë, i cili dyshohet se kishte hyrë në banesë për të vjedhur. Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Ç., për veprën penale “Dhunimi i banesës”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.