Eshte proceduar penalisht nje shtetas 48-vjeçar nga Permeti, pasi ne vendin e quajtur “Votuca” te Gjirokastres nuk i eshte bindur urdherit per ndalim nga policia.
Njoftimi i policise:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në ngarkim të shtetasit K. N., 48 vjeç, banues në Përmet dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për këtë shtetas, pasi në vendin e quajtur “Votuca”, Gjirokastër, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për t’u identifikuar dhe është larguar me automjetin e tij.
Pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë është bërë i mundur ndalimi i automjetit, në të cilin, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë të ftohtë thikë dhe një shkop druri.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.