Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
D. P., 47 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Virua-Gjirokastër, në vendin e quajtur “ish Reparti Ushtarak”, gjatë manovrës së parakalimit me automjetin që drejtonte ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin Th. P., 33 vjeç, banues në Gjirokastër.
Si pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin Th. P.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.