Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. A., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Palorto”, automjeti që drejtonte 41-vjeçari, ka aksidentuar shtetasin R. Z. (këmbësor), 64 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.