Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 40 vjeç, banues në fshatin “Asim Zeneli”, Gjirokastër, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi në banesë, pa leje nga organet kompetente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.