Komisariati i Policisë Përmet, referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 37 vjeç, banues në Përmet, pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar dru të prera në mënyrë të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.