Komisariati i Policisë Përmet referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. R., 33 vjeç, banues në fshatin Riban, Këlcyrë, pasi është kallëzuar nga një shtetase 31-vjeçare, se shtetasi A. R. i ka shkuar në banesë, pa pëlqimin e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.