Komisariati i Policisë Përmet referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. L., 31 vjeç, banues në Përmet, pasi ka dëmtuar xhamin e automjetit të shtetases A. J., për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.