Policia e Shtetit procedoi penalisht Xh. Xh., 29 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Tepelenë-Gjirokastër”, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me 2 automjete të tjera.
Si pasojë kanë mbetur të dëmtuara lehtë 2 shtetase.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.