Komisariati i Policisë Tepelenë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Sh., 27 vjeç, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj, pasi nuk i është bindur punonjësve të Policisë për të ndaluar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.