Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve Gjirokastër, referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. K., 26 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se automjeti që përdorte ishte i vjedhur dhe i trafikuar në vendin tonë. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti dhe dokumentacioni i tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.