Uniformat blu të Gjirokastrës, kanë proceduar një 23-vjeçar nga fshati Lazarat, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike kokainë.
Njoftimi i policisë:
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Gjirokastër, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. B., 23 vjeç, banues në Lazarat, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike kokainë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.