Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare Gjirokastër, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. B., 21 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit, iu ka dhënë punonjësve të Policisë, certifikatën e miratuar për errësimin e xhamave, të dyshuar të falsifikuar.
Automjeti dhe dokumenti i dyshuar i falsifikuar u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.