Sektori i Policisë Rrugore Gjirokastër, referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Ç., 21 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, në lagjen “18 Shtatori”, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar lehtë një 65-vjeçare, këmbësore, banuese në Gjirokastër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.