Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasin A. Q., 19 vjeç, banues në Tepelenë, pasi ditën e djeshme, dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (biçak), një bashkëmoshatar të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.