Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. R., 19 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.