Sektori i Policisë Rrugore Gjirokastër, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, banues në Gjirokastër, pasi në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin, të cilin rezultoi se e drejtonte pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.