Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një bashkëmoshatar të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.