Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, që drejtonte i papajisur me leje drejtimi, një automjet pa targa.
Gjatë lëvizjes, 17-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit që ka dalë nga rruga, dhe si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i këtij automjeti dhe pasagjeri në të, një 16-vjeçar.
Të dy të dëmtuarit, pasi kanë marrë asistencën mjekësore, janë larguar në banesa.