Një 16-vjeçare në Korçë është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi ka goditur me një send të fortë xhamat e makinës së njerkut të saj.
Lajmin e bëri të ditur Policia përmes një njoftimi, ku nuk bëhen të ditura shkaqet e ngjarjes.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Korçë-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçare, pasi në lagjen nr. 4, Korçë, dyshohet se ka dëmtuar me send të fortë, xhamat e automjetit të njerkut të saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.