Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve Gjirokastër, referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Y. N., 21 vjeç, V. T., 44 vjeçe dhe F. M., 50 vjeç, pasi nga kontrollet fizike, iu janë gjetur dhe sekuestruar sasi të vogla të lëndës narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.