Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. A., 36 vjeç, A. A., 29 vjeç dhe M. B., 31 vjeç, të tre banues në Gjirokastër, pasi janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasin A. B., 33 vjeç, banues në Gjirokastër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.