Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

A. M., 24 vjeç, banues në fshatin Pacomit, Përmet, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa;

I. H., 39 vjeç, banues në Përmet, pasi gjatë kontrollit në banesë, iu gjet një sasi e vogël farash të dyshuara cannabis sativa dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.