Komisariati i Policisë Përmet, referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit L. D., 62 vjeç dhe S. N., 53 vjeç, pasi nga kontrollet në banesa, iu gjetën secilit, 1 armë gjahu dhe fishekë që i mbanin pa leje.

2 armët dhe municioni i tyre u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.