Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. R., 33 vjeç dhe R. R., 41 vjeç të dy banues në Libohovë, pasi janë kapur duke transportuar me kamion, gure dekorativë, të cilët dyshohet se janë nxjerrë në kundërshtim me ligjin.

Automjeti dhe sasia e gurëve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.