Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare Gjirokstër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. Gj., 59 vjeç dhe R. B., 49 vjeç, punonjës të OSHEE-së, të dy banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës’’, pasi ka kallëzuar shtetasja A. C., 69 vjeçe, rezidente në Greqi, se këta shtetas nuk kanë kryer zëvendësimin e matësit elektrik me defekt, në banesën e saj në Gjirokastër, dhe për këtë shkak ajo rezulton debitore ndaj OSHEE-së.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.