Presidenti Bajram Begaj ka shkarkuar këtë fundjavë 25 punonjës të administratës së presidentit.
Burime konfirmojnë se 17 prej tyre janë me status të nënpunësit civil, pjesa pa këtë status dhe punonjësit e mbetur janë këshilltarë.
Pjesa më e madhe e këtyre personave kanë shërbyer për shumë presidentë dhe e kanë fituar vendin e punës me konkurs të DAP-it.
Kjo vale shkarkimesh vjen pas disa dorëheqjeve nga disa prej keshilltarëve në muajt korrik dhe gusht, por edhe disa shkarkimeve në shtator, ku me i bujshmi ishte ai i Edvin Shvarc.
Edvin Shvarc i ka shërbyer 5 presidentëve në 19 vjet. Por me ardhjen e Bajram Begajt në krye të shtetit ai është larguar nga puna. Ky veprim i Presidentit Begaj është kundërshtuar gjerësisht në rrjete sociale nga gazetaë dhe njerëz publikë, të cilët kamë shfaqur respekt ndaj Edvin Shvarc.