Nënpresidentja e Parlamentit Europian Eva Kaili, burri i saj dhe dy zyrtarë të tjerë janë arrestuar si pasojë e kontrolleve të bëra nga agjentët e Zyrës Qendrore për Luftën ndaj Korrupsionit në Bruksel.
Nënpresidentja e Parlamentit Europian Eva Kaili, burri i saj dhe dy zyrtarë të tjerë janë arrestuar si pasojë e kontrolleve të bëra nga agjentët e Zyrës Qendrore për Luftën ndaj Korrupsionit në Bruksel, shkruajnë mediat e huaja.
Arrestimi i saj u bë i mundur pas kontrtolleve në shtëpinë e saj, ku në pranga ra edhe bashkëshorti i nënpresidentes së PE.
E vetmja mënyrë për të arrestuar një deputet të mbrojtur nga imuniteti i tij është kapja në flagrancë. Dyshohet se janë kryer akte korrupsioni dhe pastrimi parash nga një bandë e organizuar nga Katari.