Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia italiane. 30-vjeçari shqiptar është ndaluar në Siderno.
Pas sinjalizimeve të marra, personeli i komisariatit të Sidernos arrestoi 30-vjeçarin, i kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar nga Shqipëria.
Pasi u verifikua identiteti i tij, përmes bazave të të dhënave u vu re, se për 30-vjeçarin kishte një urdhër arresti ndërkombëtar brenda INTERPOL-it për krimet e evazionit fiskal, vjedhjes, mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, lëshuar nga Autoriteti Gjyqësor Shqiptar.
Pas përfundimit të procedurave rituale, i kërkuari është vendosur në burgun e Lokrit.
Arrestimi u vërtetua në datën 2.10.2024 nga Gjykata e Apelit të Reggio Calabrias, e cila njëkohësisht aplikoi masën e paraburgimit në burg për të lejuar autoritetet shqiptare të nisnin procedurat e nevojshme për ekstradimin.