Një 70-vjeçar u arrestua në flagrancë, pasi përplasi për vdekje me automjetin e tij një 75-vjeçar.

Aksidenti u shënua mëngjesin e kësaj të diele, në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”, ku automjeti tip “Benz” që ai drejtonte është përplasur me biçikletën që lëvizte shtetasi F. B., 75 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Q. B., 70 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”, automjeti tip “Benz” që ai drejtonte është përplasur me biçikletën që lëvizte shtetasi F. B., 75 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.