Policia rrugore ka ndaluar drejtuesin e mjetit tip furgon, i cili u përplas ditën e martë në aksin Këlcyrë-Dragot me një automjet tjetër, ku ngelën të lënduar pesë persona.
Sipas policisë lokale u arrestua në flagrancë shtetasi G. F., 45 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Përplasja mes dy makinave ka qenë diagonale çka ka shkaktuar dëmtim të mjeteve dhe plagosjen e 5 personave.
Të lënduarit e këtij aksidenti u transportuan për të marë ndihmën mjekësore në spitalin e Gjirokastrës dhe gjendja shëndetësore e tyre është jashtë rrezikut për jetën.