Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur ditën e mërkurë në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”.

Policia ka arrestuar në flagrancë 23-vjeçarin me iniciale Xh. P., i cili drejtonte automjetin që shkaktoi aksidentin.

Viktima, Rr. Gj., 69 vjeç, u përplas teksa lëvizte në këmbë dhe, pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.

Njoftimi i policisë;

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. P., 23 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar shtetasin Rr. Gj., 69 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë e dëmtimeve humbi jetën në spital.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësisë ligjore.