Një 28-vjeçar me inicialet K. Z. ra në prangat e policisë pasi dyshohet se dhunoi fizikisht bashkëshorten e tij.
Në njoftimin e policisë thuhet se:
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Z., 28 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij”.