Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin K. V., 29 vjeç, banues në Përmet, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.