Bosi i bosëve së mafias italiane, Matteo Messina Denaro , i cili ka qenë në arrati për 30 vjet, u arrestua nga policia italiane në një klinikë private në Palermo. Hetimi që çoi në arrestimin e bosit mafioz u koordinua nga prokurori Maurizio de Lucia dhe zv/prokurori Paolo Guido.
Denaro ishte bosi i fundit i mafias me “madhësinë e parë” që ende kërkohej. Qindra oficerë të zbatimit të ligjit janë përfshirë në arrestimin e tij ndër vite. Djali i bosit të vjetër mafioz të Castelvetrano (Trapani) Ciccio figuronte i arratisur që nga vera e vitit 1993.