Policia e Shtetit njoftoi se është arrestuar në Spanjë, Lulzim Berisha.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare dhe pas arrestimit kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij.

Noftimi zyrtar:

Vijojnë operacionet dhe bashkëpunimet e sukskeshme me homologët, për kapjen e shtetasve  të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sant Joan”.

Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës policore nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit të tyre në kohë, me strukturat e Policisë spanjolle, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshmëri të lartë shoqërore Lulzim Berisha.

Vijon bashkëpunimi me autoritetet spanjolle, për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.