Në kuadër të operacionit të koduar “Teza” është ndaluar nga policia në Rinas pedagogia e Universitetit të Elbasanit, E.G.
Policia bën të ditur se pedagogia ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka marrë para për provime.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan me iniciativë shtetasen E. G., 51 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Teza”, i zhvilluar një javë më parë. Kjo shtetase u kap në hyrje të RSh-së, në PKK Rinas”, njofton policia.