Policia greke ka arrestuar 1 shtetas shqiptarë të kërkuar me urdhra europianë arresti.
Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet me dije, është ndaluar në pikat e kalimit kufitar të Kakavijes.
Ai është ndaluar në tentativë për të dalë nga Greqia, pasi ishte i kërkuar nga autoritetet gjermane për veprat penale “tentativë vrasje” dhe “ndërhyrje të rrezikshme në trafikun rrugor” duke rrezikuar dënim deri në 15 vjet burg.