Një 45-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia greke, pasi rezultonte në kërkim për grabitje dhe përdorim armësh.

“Ndaj tij ishin lëshuar urdhra arresti nga hetuesi i Policisë Kriminale të Athinës për grabitje dhe Gjykata e Shkallës së Parë të Korinthit për grabitje dhe shkelje të legjislacionit për armët, si dhe një urdhër i Gjykatës së Apelit Nafplion për grabitje”, shkruajnë mediat greke.

Po ashtu, një tjetër gjykatë e ka dënuar shqiptarin me 21 muaj burg dhe 1000 euro gjobë.