Në Greqi, është kapur me qëllim ekstradimi 30-vjeçari me iniciale E. C., nga Tepelena, i akuzuar për posedim të lëndës narkotike kanabis, në banesë dhe në automjet.
Njoftimi i policise:
E. C., 30 vjeç, lindur në Tepelenë, të cilit Gjykata e Apelit të Gjirokastrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi më 23 mars të vitit të shkuar, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në banesën dhe në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis.