Mbrëmjen e sotme është arrestuar në aeroportin e Rinasit Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Malltezi është kapur në momentin që ka mbërritur në aeroport, ndërkohë mësohet se arrestimi është bërë me urdhër të SPAK.
E vetmja dosje me të cilën lidhet emri i tij dhe për të cilën është kallëzuar në është ajo e privatizimit të ish klubit sportiv “Partizani”.
Padia në SPAK për këtë dosje është çuar nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
Malltezi në atë kohë u thirr nga SPAK dhe u mor në pyetje për këtë çështje.
Konkretisht, bëhet fjalë për një pronë me rreth 10.000 m2, që në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë.