Arestohet në flagrancë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja arrestuan në flagrancë shtetasin M. R., 18 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u kap në lagjen “18 Shtatori”, duke qarkulluar me një motomjet, që e drejtonte pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit fizik, 18-vjeçarit iu gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, gati për shpërndarje, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjet një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️