Policia e Vlorës ka arrestuar një 29-vjeçar të dyshuar si autor të shtatë vjedhjeve në markete të ndryshme në Vlorë.
Nga veprimet hetimore të opercionit “Shadow” dyshohet se shtetas E. B., i maskuar me kapuç, pelerinë dhe dorashka, dhe nën përdorimin e sendeve si çekan dhe levë, ka kryer vjedhje me thyerje në markete të ndryshme në qytetin e Vlorës, konkretisht:
- Më 12.12.2024, në lagjen “Pavarësia”, në një market ka vjedhur steka cigare dhe një shumë parash nga kasa e lekëve;
- Më 16.12.2024, në lagjen “1 Maji”, në një market, ka vjedhur një shumë parash;
- Më 18.12.2024, në lagjen “Lef Sallata”, në një market, ka vjedhur një shumë parash;
- Më 23.12.2024, në lagjen “Lef Sallata”, ka tentuar të vjedhë një market;
- Më 24.12.2024, në të njëjtën lagje, ka vjedhur në një market një shumë parash;
- Më 29.12.2024, në lagjen “Pavarësia”, ka vjedhur dy markete, duke marrë produkte dhe një shumë parash.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: një pelerinë me kapuç, një levë, dy çekanë, një palë dorashka dhe disa produkte të vjedhura.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”.