Një 51-vjeçare është arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së saj. Në prangat e uniformave blu të kryeqytetit ka përfunduar shtetasja me iniciale V.B.
Ajo akuzohet gjithashtu se ka shkaktuar zjarrvënie të qëllimshme në banesën e motrës së saj, përmes lënies qëllimisht të një qiriu të ndezur në apartament.
Si pasojë e flakëve është dëmtuar pjesërisht banesa e motrës së saj.
Organet ligjzbatuese kanë nisur hetimet për veprat penale të “Kanosjes” dhe “Shkatërrimit të pronës me zjarr”, ndërsa ngjarja është nën shqyrtim për të sqaruar rrethanat e plota.
“Komisariati i Policisë Nr.2, arrestoi në flagrancë shtetasen V.B, 51 vjeçe, pasi ka kanosur dhe ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së saj shtetases A.B. Gjithashtu, kjo shtetase dyshohet se qëllimisht ka lënë një qiri ndezur dhe për pasojë është djegur pjesërisht banesa e shtetases A.B.”, thuhet në njoftimin e policisë.